Dalin shifrat marramendëse/ Nuk do ta besoni sa është paguar Boris Johnson për një fjalim në SHBA

Bota

Dalin shifrat marramendëse/ Nuk do ta besoni sa është paguar Boris Johnson për një fjalim në SHBA

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 10:19
Boris Johnson

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është paguar me 315,000 euro për një fjalim që mbajti tetorin e kaluar në një konferencë të kompanive të sigurimit në Shtetet e Bashkuara, sipas regjistrit të Dhomës së Komunave në të cilin deputetët raportojnë të ardhurat e tyre.

Sipas raportit,  Boris Johnson mori 314,830 paund për një fjalim që zgjati 30 minuta dhe mori pjesë në një diskutim që zgjati 45-minuta. Johnson raportoi se ai  ka punuar gjithsej 8.5 orë, që do të thotë  37,000 paund për një orë.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara erdhi rreth një muaj pasi ai u largua nga Downing Street dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar  Liz  Truss, e cila e pasoi atë për disa javë dhe dha dorëheqjen më 20 tetor.

Boris Johnson gjithashtu u pagua 13,180 paund nga Rupert Murdoch për shpenzimet gjatë udhëtimit dhe akomodimit për një takim në  Montana, SHBA, ku manjati i medias zotëron një fermë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat