Gazprom kërcënon të ndërpresë furnizimin në Evropë që kalon përmes Ukrainës, Kievi: Presion politik!

Bota

Gazprom kërcënon të ndërpresë furnizimin në Evropë që kalon përmes Ukrainës, Kievi: Presion politik!

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Gjiganti energjetik i Rusisë Gazprom ka kërcënuar të reduktojë furnizimet me gaz natyror përmes tubacionit të fundit që shkon në Evropë nëpërmjet Ukrainës, pasi pretendoi se sasia e gazit të parashikuar nuk po përfundon në Moldavi.

Gazprom tha se nëse “çekuilibri i vërejtur gjatë tranzitit të gazit për konsumatorët moldavë nëpër Ukrainë vazhdon”, atëherë do të “fillojë të reduktojë furnizimet e tij me gaz” përmes Ukrainës nga java e ardhshme.

Në përgjigje, Ukraina tha se të gjitha furnizimet që Rusia kishte dërguar përmes vendit ishin “transferuar plotësisht” në Moldavi.

“Kjo nuk është hera e parë që Rusia përdor gazin si një mjet presioni politik,” tha Olha Belkova nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit në Ukrainës.

“Ky është një manipulim i rëndë i fakteve për të justifikuar vendimin për të kufizuar më tej vëllimin e furnizimit me gaz në vendet evropiane.

Kriza energjetike ka goditur veçanërisht Moldavinë, me Rusinë që ka përgjysmuar furnizimin me gaz natyror. Ndërkohë sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë në disa qytete në ish-republikën sovjetike.

Moldavia u mbështet shumë në energjinë ruse përpara luftës dhe sistemet e saj energjetike të epokës sovjetike mbeten të ndërlidhura me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat