Volodymyr Zelenskyy kritikon kryebashkiakun e Kievit, për sigurimin e strehimoreve emergjente

Bota

Volodymyr Zelenskyy kritikon kryebashkiakun e Kievit, për sigurimin e strehimoreve emergjente

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 07:30
Volodymyr Zelensky, Vitali Klitschko

Volodymyr Zelenskyy ka kritikuar kryebashkiakun e Kievit për sigurimin e strehimoreve emergjente, në shenjë pakënaqësie që rrallë shihet midis liderëve ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus, përcjell Bota sot.

Presidenti tregoi se Vitali Klitschko, legjenda e boksit e kthyer në politikan, nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët e kryeqytetit të përballen me goditjet më shkatërruese të luftës të Moskës.

Shumica e rajoneve anembanë Ukrainës janë prekur nga ndërprerjet e energjisë këtë javë, dhe ndërsa gjashtë milionë personat e prekur aktualisht janë ulur nga kulmi prej 12 milionë disa ditë më parë, Zelenskyy tha se "problemet më të mëdha" ishin në Kiev.

“Për fat të keq, autoritetet lokale nuk kanë performuar mirë në të gjitha qytetet”, tha ai në fjalimin e tij të natës me video.

"Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Për ta thënë butë, nevojitet më shumë punë."

Zelenskyy tha se shumë nga banorët e qytetit kishin mbetur pa energji "për 20 apo edhe 30 orë" dhe bëri thirrje për "më shumë mbështetje" dhe "punë cilësore" nga zyra e kryetarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat