Gjashtë ditë i humbur në parkun natyror plot egërsira, shpëton 4-vjeçari

Bota

Gjashtë ditë i humbur në parkun natyror plot egërsira, shpëton 4-vjeçari

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:02
Ilustrim

“Fëmijët i ruan Zoti!”, është një thënie popullore që në rastin e një vogëlushi 4-vjeçar rezulton më se e vërtetë. Ai për 5 ditë e 5 netë ka ecur i vetëm në një territor të banuar nga disa nga grabitqarët më gjakatarë të planetit.

Pothuajse një mrekulli, në fakt. Është kjo historia e këtij fëmije plot kurajë që u zhduk në afërsi të fshatit të tij Asa, teksa mundohej të ndihmonte vëllezërit e tij me bagëtinë. 

Zhdukja e tij alarmoi fisin që banon në afërsi të parkut kombëtar Tsavo, që me mjetet e tyre rrethanore filluan kërkimet me ditë të tëra. Shpresa e tyre dobësohej çdo ditë e më shumë, sepse në park jetojnë luanë dhe leopardë, rinocerontë agresivë, ndërkohë që natën dominojnë turmat e hienave.

Për këtë arsyeje, ditën e gjashtë u duk e pabeshueshme kur piloti i një helikopteri të një organizate që mbikëqyr kafshët e egra në park, pa figurën e imët të vogëlushit. I shokuar dhe plot pickime insektesh, ai ishte i dehidratuar, por në gjendje shëndetësore jo kritike, dhe me një histori që mund t’ia tregojë edhe nipërve, tani që do të ketë fatin të plaket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat