30 diplomatë të tjerë rusë do të largohen nga SHBA deri në fund të vitit

Bota

30 diplomatë të tjerë rusë do të largohen nga SHBA deri në fund të vitit

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 08:36
Anatoly Antonov

30 punonjës të tjerë të misionit diplomatik rus në SHBA do të largohen nga Amerika deri më 1 janar 2023 për shkak të kufizimeve të vizave, tha  ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, raporton TASS.

“Amerikanët vazhdojnë politikën e tyre për të reduktuar numrin e diplomatëve rusë në SHBA. 30 persona të tjerë do të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 1 janar.

Ata duhet të largohen nga Amerika për shkak të kufizimeve të vizave të vendosura nga Departamenti i Shtetit,” tha Antonov.

Deklaratat ai i bëri në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia-24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat