40% e objekteve të tensionit të lartë të dëmtuara pas sulmeve ruse, kryeministri ukrainas: Do të kemi dimër të vështirë

Bota

40% e objekteve të tensionit të lartë të dëmtuara pas sulmeve ruse, kryeministri ukrainas: Do të kemi dimër të vështirë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha në Facebook se pas tetë valëve të sulmeve me raketa në vend, të gjitha termocentralet dhe hidrocentralet janë dëmtuar në një farë mase.

Shmyhal tha gjithashtu se 40% e të gjitha objekteve të rrjetit të tensionit të lartë janë dëmtuar “në shkallë të ndryshme”.

“Secili prej nesh duhet të kuptojë se këtë dimër do të duhet të jetojmë me kufizime të konsiderueshme në konsumin e energjisë elektrike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat