​Rritja ekonomike e SHBA-së mund të kalojë atë të Kinës

Bota

​Rritja ekonomike e SHBA-së mund të kalojë atë të Kinës

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Presidenti amerikan Joe Biden tha se rritja ekonomike e SHBA mund të tejkalojë atë të Kinës dhe të arrijë norma rekord në vitin 2022.

“Ekspertët e pavarur kanë parashikuar se ekonomia amerikane mund të rritet më shpejt se ajo e Kinës këtë vit. Kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1976," tha Biden në Twitter.

Presidenti amerikan shtoi se 10.5 milionë vende pune janë krijuar në SHBA që kur ai mori detyrën.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), rritja ekonomike e Kinës parashikohet të jetë 3.2% këtë vit dhe pritet të rritet në 4.4% në 2023. Ndërkohë, rritja ekonomike e SHBA pritet të jetë 4.4% në 2022 të jetë rreth 1.6 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat