​Baerbock: 50 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën

Bota

​Baerbock: 50 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:55
Annalena Baerbock

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha sot në një konferencë donatorësh në Paris, se Berlini do të miratojë 50 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën, në përgjigje të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike atje.

Baerbock tha se Gjermania po punon për të ofruar gjeneratorë, batanije dhe karburant për ngrohje në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve pasi sulmet ruse ndaj objekteve energjetike shkaktojnë mungesa të energjisë në shumë pjesë të vendit.

“Presidenti rus (Vladimir Putin) dëshiron të thyejë popullin e Ukrainës dhe ne nuk do ta lejojmë këtë”, u tha ministrja gjermane gazetarëve.

Ndihma e re e Gjermanisë për Ukrainën është mbi 160 milionë euro që Berlini premtoi tashmë në një konferencë në Bukuresht në fillim të këtij viti.

Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj objekteve energjetike në Ukrainë javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat