Pamjet tronditëse shfaqin daljen e trenit nga binarët dhe përplasjen me një kamion në Tennessee

Bota

Pamjet tronditëse shfaqin daljen e trenit nga binarët dhe përplasjen me një kamion në Tennessee

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 22:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tren mallrash doli nga shinat në Tennessee dhe goditi një kamion rimorkio teksa po kalonte shinat.

Përplasja dhe daljet pasuese nga shinat ndodhën në periferinë Chattanooga të Collegedale në Hamilton County rreth orës 13:30 dhe momenti u regjistrua prej disa kalimtarëve të rastit.

Videoja e një dëshmitari tregon momentin kur treni “Norfolk Southern” futtet në një barrierë të gjatë të autostradës prej betoni.

Rimorkioja dukej se po lëvizte shumë ngadalë në momentin e përplasjes, gjë që prodhoi një zhurmë madhe, duke e ndarë automjetin në dy pjesë, raporton nypost.

 

Përplasja shkaktoi daljen nga shinat edhe disa vagonëve të trenave dhe bllokim të komunikacionit.

Dy persona u transportuan në spitalet shkaku i lëndimeve, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet se është e mirë.

Ndryshe, policia amerikane u kërkoi banorëve të qëndronin larg zonës pranë University Drive dhe Apison Pike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat