Ukrainasit pretendojnë se 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Bota

Ukrainasit pretendojnë se 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se mbi 100 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në raportin më të fundit sa i përket humbjeve ruse, ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se 100.400 ushtarë rusë “janë likuiduar” nga fillimi i luftës, ku 660 prej tyre vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo ministri në njoftimin më të fundit në Twitter, ka theksuar për “rastësinë e pabesueshme” për faktin se Rusia në 10 muajt e fundit ka dekoruar 100 mijë ushtarë.

Kujtojmë që pushtimi rus në Ukrainë filloi më 24 shkurt, kurse prej asaj kohe rusët shumë rrallë publikojnë të dhënat për ushtarët e tyre të vrarë në luftë.

Në anën tjetër, ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar 3003 tanke, 1978 sisteme artilerike dhe 283 aeroplanë.

“Lavdi Ukrainës! Në ditën e 302-të, rezistenca heroike e popullit ukrainas ndaj pushtimit në shkallë të gjerë të ushtrisë ruse vazhdon”, thuhet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat