Frika nga ndërhyrjet ruse/ Avionë luftarakë dhe “spiunë”, si u realizua operacioni sekret për dërgimin e Zelenskyt në SHBA

Bota

Frika nga ndërhyrjet ruse/ Avionë luftarakë dhe “spiunë”, si u realizua operacioni sekret për dërgimin e Zelenskyt në SHBA

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar edhe me presidentin Joe Biden.

Ai zhvilloi takime edhe me faktorë të tjerë të politikës amerikane dhe mbajti edhe një fjalim në Kongres.

Vizita e Zelenskyt në SHBA shihet si historike pasi ishte e para jashtë shtetit për politikanin ukrainas që kur Rusia pushtoi vendin e tij.

Ai arriti të marrë mbështetje të plotë nga Biden dhe Kongresi, duke përfituar një fond prej 43 miliard dollarësh në ndihmë të vendit të tij dhe premtimin për të dërguar në Ukrainë raketat “Patriot”.

Megjithatë, që Zelensky të arrinte në territorin amerikan, u desh që të zhvillohej një operacion top-sekret në të cilin u përfshinë avionë mallrash dhe luftarakë nga më shumë se një forca të armatosura të vendeve anëtare të NATO -s.

Hapi i parë i operacionit ishte udhëtimi me tren nga Ukraina në Poloni të mërkurën në mëngjes. Zelensky shoqërohej në udhëtim nga ambasadorja e SHBA- së në Ukrainë, Bridget Brink. Kur treni mbërriti në stacionin hekurudhor në qytetin Przemyśl, Zelenskiy u dërgua me automjetin e ambasadës amerikane në aeroportin Rzeszoë, ku ai hipi në një avion të Forcave Ajrore të SHBA, një anije qeveritare që zakonisht përdoret nga anëtarët e Kongresit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë që janë më poshtë presidentit dhe zëvendëspresidentit në hierarkinë politike amerikane.

Fluturimi Boeing C-40 Clipper u ngrit nga Polonia në orën 8:15 të mëngjesit të së mërkurës (me orën e Polonisë) dhe bëri uljen në bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së Andreës pak pas asaj pasdite (me orën amerikane).

Që nga momenti kur avioni me Zelensky u ngrit, një operacion i detajuar u shpalos për të shmangur çdo ndërhyrje ruse në udhëtimin e parë të presidentit ukrainas jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

I pari që u ngrit, sipas Daily Mail, ishte një aeroplan gjerman spiun Boeing AËACS për të siguruar që avioni që transportonte pasagjerin e rëndësishëm të kalonte i sigurt mbi Detin e Veriut, zonë e frekuentuar nga patrullat e nëndetëseve ruse.

Hapi tjetër ishte ngritja e një F-15 nga Britania në mënyrë që të shoqëronte avionin amerikan në kufijtë e hapësirës ajrore amerikane, përpara se përfundimisht të bënte një ulje të qetë në bazën Andreës dhe prej andej të fillonte vizitën totale 10-orëshe të Zelensky në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat