Kievi i përgjigjet Putinit: Nuk dëshiron negociata

Bota

Kievi i përgjigjet Putinit: Nuk dëshiron negociata

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Vladimir Putin 

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha se Vladimir Putin “duhet të kthehet në realitet” pasi udhëheqësi rus pretendoi se Moska ishte gati për negociata.

Është “e qartë” se Rusia “nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, shkroi Podolyak në Twitter.

Më herët, Vladimir Putin duke folur  për televizionin shtetëror Rossiya 1, tha:

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata, nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, po ata.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat