Presidenti çek bën thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën

Bota

Presidenti çek bën thirrje për më shumë mbështetje për Ukrainën

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 16:42
Milos Zeman

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka bërë thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, me argumentimin se Rusia përfundimisht do të duhet të largohet nga Ukraina.

“Jam i bindur se presioni i vendeve të lira herët a vonë do ta detyrojë Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës”, tha Zeman në fjalimin e tij televiziv për Krishtlindje.

Ai tha se gjithmonë ka favorizuar marrëdhëniet ekonomike midis Republikës së Çekisë dhe Rusisë, por tani, siguria e botës është e kërcënuar.

Zeman konsiderohej më parë një kundërshtar i sanksioneve të ashpra të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe shpesh ishte kritikuar si pro-rus përpara se të fillonte pushtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat