“Do i demostrojmë botës…”- Putin ftesë presidentit kinez: Ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë

Bota

“Do i demostrojmë botës…”- Putin ftesë presidentit kinez: Ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 12:03
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se “pret që presidenti kinez Xi Jinping të bëjë një vizitë shtetërore në Kremlin në pranverën e vitit 2023”, e cila do të ishte një shfaqje publike e solidaritetit nga Pekini.

Në fjalën hyrëse në video-konferencë mes dy liderëve të transmetuar në televizionin shtetëror, Putin tha: “Ne ju presim, i nderuar kryetar, i dashur mik, ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë”.

Ndërsa shtoi se vizita “do t’i demonstrojë botës afërsinë e marrëdhënieve ruso-kineze”.

Putin tha se marrëdhëniet Rusi-Kinë po rriten si një faktor stabilizues dhe se ai synon të thellojë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

Në përgjigje, Xi tha se Kina ishte e gatshme të rriste bashkëpunimin strategjik me Rusinë në sfondin e asaj që ai e quajti një situatë “të vështirë” në botë në përgjithësi.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës, të cilat të dyja palët e kanë përshëndetur si një partneritet “pa kufij”, ka marrë një rëndësi të madhe që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë më 24 shkurt.

Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i fushatës ushtarake të Moskës, në vend të kësaj duke theksuar nevojën për paqe.

Eksportet ruse të energjisë në Kinë janë rritur ndjeshëm që nga shpërthimi i konfliktit, me Rusinë që është furnizuesi i vetëm më i madh i naftës në Kinë.

Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë që mund të provokojë sanksione perëndimore kundër Kinës.

Në një samit të shtatorit në Uzbekistan, Putin pranoi “shqetësimet” e homologut të tij kinez për situatën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat