Përhapja e COVID/ Zyrtarët e OBSH alarmojnë për Kinën: Duhet të jenë më transparentë!

Bota

Përhapja e COVID/ Zyrtarët e OBSH alarmojnë për Kinën: Duhet të jenë më transparentë!

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 09:51
Kine

Zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacion në kohë reale për COVID-in në vend pasi infeksionet rriten, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

Zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacion në kohë reale për COVID-in në vend pasi infeksionet rriten, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shumë nga kufizimet e rrepta të vendit janë hequr gjatë javëve të fundit, por rastet janë rritur dhe disa vende tani po kontrollojnë udhëtarët nga Kina.

Zyrtarët e OBSH-së thonë se Kina duhet të japë më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjet.

Ajo kërkon gjithashtu shifra për vaksinat.

Shtetet e Bashkuara, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia dhe Tajvani kanë vendosur të gjitha teste Covid për udhëtarët nga Kina, pasi kanë frikë nga një përhapje të virusit.

Dhe pasagjerët që mbërrijnë në Angli nga Kina do të duhet të japin një test negativ përpara se të hipin në avion.

Grupi këshillues teknik i OBSH-së për përhapjen e Covid-19 do të mbajë një takim të martën. Agjencia thotë se ka ftuar shkencëtarët kinezë të paraqesin të dhëna të detajuara mbi sekuencën virale.

Ai thotë se është “e kuptueshme” se pse disa vende po vendosin kufizime të reja për njerëzit që udhëtojnë nga Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat