Ra teksa po kërkonte për skrap në një kantier ndërtimi dhe u bllokua për tre ditë, ndërron jetë 10-vjeçari vietnamez

Bota

Ra teksa po kërkonte për skrap në një kantier ndërtimi dhe u bllokua për tre ditë, ndërron jetë 10-vjeçari vietnamez

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Një djalë 10-vjeçar vietnamez, i cili ra një një shtyllë të zbrazët prej betoni natën e Vitit të Ri, edhe pas shumë përpjekjesh për ta shpëtuar, ka vdekur.

Thai Ly Hao Nam ra në boshtin e gjerë 25 cm të shtyllës në një kantier ndërtimi ndërsa kërkonte për skrap.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të ngrinin shtyllën nga vrima e saj e thellë 35 metra.

Doan Tan Buu, zëvendës shefi i provincës jugore të Vietnamit tha se nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm për të mbijetuar dhe se ai kishte pësuar lëndime të shumta.

“Ne kishim prioritet shpëtimin e djalit. Megjithatë, kushtet e bëjnë të pamundur që djali të ketë shpëtuar,” tha ai.

Autoritetet tani po punojnë për të gjetur trupin e tij.

Djali u dëgjua duke bërtitur për ndihmë pasi ra, por shpëtimtarët thanë se nuk morën përgjigje nga ai kur ulën një kamerë të hënën.

Autoritetet vietnameze mobilizuan qindra ushtarë dhe ekspertë inxhinierikë për ta shpëtuar atë, ndërsa kryeministri u tha shpëtimtarëve që të përdorin të gjitha pajisjet dhe forcat e nevojshme për ta shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat