Sulmohet baza amerikane në Siri

Bota

Sulmohet baza amerikane në Siri

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Sot, dy raketa goditën bazën ku ndodhen ushtarët amerikanë në Sirinë lindore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nga sulmi nuk ka pasur humbje jete por as dëme materiale, njoftoi ushtria amerikane.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raportoi AP, duke shtuar se në atë pjesë të Sirisë nuk është e pazakontë që bazat ku janë vendosur ushtarë amerikanë të goditen me raketa ose sulme me mortaja.

Zëvendëspresidenti i Komandës Qendrore të SHBA Joe Buccino tha se “sulmet e këtij lloji vënë në rrezik forcat e koalicionit dhe popullsinë civile dhe minojnë stabilitetin dhe sigurinë e fituar me vështirësi të Sirisë dhe rajonit”.

Komanda Qendrore tha se anëtarët e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët e mbështetur nga SHBA vizituan vendin nga i cili u lëshuan raketat dhe gjetën një të tretën që nuk ishte lëshuar.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se raketat u hodhën nga fiset arabe të armatosur nga Irani.

Ka rreth 900 ushtarë amerikanë në Siri, raportojnë mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat