Ukraina bën bilancin: Mbi 100 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës

Bota

Ukraina bën bilancin: Mbi 100 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës

Më: 7 janar 2023 Në ora: 16:29
Ukrainë

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë dhënë një tjetër përditësim mbi humbjet e vlerësuara ruse që nga shpërthimi i luftës në fund të shkurtit të vitit të kaluar. Ata pretendojnë se janë vrarë gjithsej 110,740 trupa ruse. Prej tyre, 490 persona dyshohet se janë vrarë në 24 orët e fundit.

Vlen të përmendet se vlerësimet e Ukrainës priren të jenë dukshëm më të larta se ato të ofruara nga agjencitë ruse dhe perëndimore. Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe, Kremlini ka ndryshuar disa herë qëllimet e luftës në Ukrainë.

Pas operacionit të dështuar për të marrë Kievin, trupat ruse u tërhoqën nga rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy për t’u përqëndruar në luftimet për pjesët e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk që ishin nën kontrollin e Ukrainës përpara pushtimit në shkallë të plotë të vendit.

Aktualisht, forcat pushtuese ruse kanë marrë pjesë të rajoneve Zaporizhzhya, Kherson, Luhansk, Donetsk, Mykolaiv dhe Kharkiv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat