​257 000 euro për një ton?!

Bota

​257 000 euro për një ton?!

Më: 9 janar 2023 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Në ankandin tradicional të fillimvitit në tregun e peshkut në Tokio, toni i kuq më i mirë u ble për pak më shumë se 36 milionë jen, ekuivalente me 257 000 euro, më shumë se dyfishi i vlerësimit të janarit 2022.

”Peshku 212 kilogramë, i kapur në portin e Oma, në prefekturën veriore të Aomorit, tejkalon kuotimin e vitit të kaluar prej 16,8 milionë jenësh, një sinjal”, sipas operatorëve.

Presidenti i konglomeratit ushqimor ”Yamayuki” dhe kreu i kompanisë që menaxhon zinxhirët e sushit, Ginza Onodera, fitues të përbashkët me ofertën më të madhe, u shprehën të kënaqur, duke shpresuar për një përmirësim gradual të kërkesës gjatë sezonit për të gjithë sektorin.

Megjithatë, rezultati i sotëm është larg rekordit të vendosur në ankandin e vitit 2019, i pari në tregun e ri të peshkut ”Toyosu”, pas transferimit nga Tsukiji, në lindje të Tokios, gjatë të cilit një ton me peshë 278 kilogramë u shit për 333,6 milionë jen e barabartë me 2,36 milionë euro. /ANSA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat