Çeçenët e Kadyrovit përdhunuan gazetaren ruse derisa po raportonte nga Melitopoli, autoritetet ruse urdhërojnë të mos raportohet për incidentin

Bota

Çeçenët e Kadyrovit përdhunuan gazetaren ruse derisa po raportonte nga Melitopoli, autoritetet ruse urdhërojnë të mos raportohet për incidentin

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:31
Olga Zenkova

Në qytetin e pushtuar ukrainas Melitopol, çeçenët që janë nën komandën e Ramzan Kadyrovit, kanë përdhunuar gazetaren ruse nga televizioni NTV si dhe kanë rrahur kameramanin, raportojnë mediat ukrainase.

Sipas informacioneve të ukrainasve, autoritetet ruse kanë ndaluar raportimin e këtij incidenti, por NTV tashmë ka krijuar një komision hetues.

Siç është bërë e ditur në kumtesën e NTV-së, korrespondentja Olga Zenkova dhe kameramani Atiomas Jepifanov po kryenin punën e gazetarëve në Melitopol.

Ata gjatë 17 janarit ishin duke darkuar në një restorant në qytet, kur u sulmuan nga persona të uniformuar që bartnin maska dhe që u prezantuan si luftëtarët e batalionit Akhmat.

Gjatë incidentit, kameramani ka pësuar lëndime trupore, kurse gazetarja Zenkova ishte “viktimë e sulmit seksual”, e sipas ukrainasve tërë këtë sulm e kishte organizuar nipi i Ramzan Kadyrovit, Hasan Ibrahimov.

Dokumentet zyrtare i janë dërguar kreut të komitetit për hetim në Federatën Ruse, e nga televizioni nuk kanë dashur të komentojnë asgjë me qëllim që të shmangin konfliktin me ushtrinë ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat