Tani grupi Wagner dëshiron të rekrutojë veteranë amerikanë të luftës!!

Bota

Tani grupi Wagner dëshiron të rekrutojë veteranë amerikanë të luftës!!

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Një një video disi të çuditshme të rekrutimit rus, me "tipare të forta trumpiste", mund të duket se Rusia tani po përpiqet të rekrutojë veteranët amerikanë të luftës për të luftuar në anën ruse në luftën me Ukrainën!

Kështu shkruan Business Insider.

A jeni një patriot i vërtetë amerikan - luftoni për Rusinë!

Videoja një minutë e gjysmë ka qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit. Në video, një zë rus me theks të trashë mund të dëgjohet duke folur drejtpërdrejt me veteranët amerikanë të luftës, ndërsa titrat rusë rrotullohen mbi imazhe të luftës amerikane dhe kaosit global - siç është stuhia në Kongresin e SHBA më 6 janar 2021.

Ju keni qenë një hero për vendin tuaj dhe keni dhënë vitet tuaja më të mira në ushtri. Keni ëndërruar të mposhtni të keqen, keni ëndërruar të bëni shumë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, thotë narratori në një referencë të dukshme ndaj frazës së ish-presidentit Donald Trump.

Më tej, në video sugjerohet se i gjithë kaosi i shfaqur në video është krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar vendin si “e keqja që shkatërron të gjithë botën”. Narratori më pas thotë se i vetmi vend që lufton këtë të keqe është Rusia.

Nëse je një patriot i vërtetë i Amerikës së madhe të së ardhmes, bashkohu në radhët e luftëtarëve në Rusi, thuhet para se të mbarojë zëri duke thënë:

Ndihmoni për të mposhtur të keqen, ose do të jetë tepër vonë për të gjithë.!!!/ Tekst i përkthyer nga Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat