Turqia dhe Siria nuk gjejnë dot “paqe”/ Goditen sërish nga tërmete të fuqishme

Bota

Turqia dhe Siria nuk gjejnë dot “paqe”/ Goditen sërish nga tërmete të fuqishme

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 06:41
Pasojat nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Turqia dhe Siria nuk po gjejnë dot paqe nga lëkundjet e tokës.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tërmeti famëkeq 7.8 ballë i së hënës, i cili mori me mijëra jetë njerëzish në Turqi e në Siri, lëkundjet nuk ndalen.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tërmeti shkatërrues, sërish janë regjistruar paslëkundje me magnituda të ndryshme.

Më i lehti u shënua në kufirin turko-sirian, i cili ishte me magnitudë 3.2 ballë dhe me thellësi 2 kilometër. E ndërsa për sa i përket më të fortit, ai u shënua në Turqinë lindore, i cili kishte magnitudën 4.6 ballë e ndërsa thellësi 5 kilometër.

Kujtojmë se deri tani janë shënuar 21,848 viktima nga lëkundjet e forta të tërmetit të së hënës. Gjithashtu në Siri janë shënuar shumë humbje jete, teksa bilanci deri tani ka arritur në 3,553, duke shkuar në total numri i viktimave në të dyja vendet 25,401.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat