Presidentja moldave paralajmëron për komplotin rus për të rrëzuar udhëheqjen

Bota

Presidentja moldave paralajmëron për komplotin rus për të rrëzuar udhëheqjen

Nga: A.SH Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 21:55
Maia Sandu

Presidentja e Moldavisë ka akuzuar Rusinë se planifikon të përdorë diversantë të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj të vogël.

Po ashtu për të ndaluar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe për ta përdorur atë në luftën kundër Ukrainës, përcjell Bota sot.

Presidentja Maia Sandu i bëri komentet e saj pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha javën e kaluar se vendi i tij kishte zbuluar një plan të inteligjencës ruse "për shkatërrimin e Moldavisë", dhe disa ditë më vonë qeveria e vendit dha dorëheqjen.

Sandu, vendi i të cilit kufizohet me Ukrainën, ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për synimet e Moskës ndaj ish-republikës sovjetike dhe për praninë e trupave ruse në rajonin separatist të Transdniestrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat