Tërmeti në Siri zhvendos mbi 170 mijë persona

Bota

Tërmeti në Siri zhvendos mbi 170 mijë persona

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 18:00
Pamje nga tërmeti

Sipas një organizate humanitare, të paktën 171.843 persona janë zhvendosur në veriperëndim të Sirisë nga tërmetet e javës së kaluar që goditën Turqinë jugore.

Ndihma e OKB-së akoma është brenda kufijve minimal, ku vetëm 114 kamionë kanë arritur në një javë, 93 për qind e të cilëve erdhën përmes vendkalimit Bab al-Hawa, pavarësisht hapjes së dy kalimeve shtesë”, tha organizata joqeveritare “Koordinimi i Reagimit të Sirisë”.

Organizata shtoi se 24 kamionë të tjerë ndërkombëtarë pritet të hyjnë përmes vendkalimeve Bab al-Hawa dhe Bab al-Salameh.

Koordinimi i Reagimit të Sirisë” kritikoi “politizimin e madh” të ndihmave humanitare që vijnë, veçanërisht të atyre ndërkombëtare si dhe drejtimin e sasive të mëdha të ndihmave në zonat e kontrolluara nga regjimi të cilat morën “90 për qind të ndihmës për viktimat e tërmetit”.

Në Siri të paktën 3.688 persona humbën jetën dhe 14.749 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt. Epiqendra e tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë ishte në provincën turke Kahramanmaraş, duke prekur një zonë të madhe me mbi 13 milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat