Ushtria siriane: Pesë të vrarë në sulmin izraelit në Damask

Bota

Ushtria siriane: Pesë të vrarë në sulmin izraelit në Damask

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Ushtria siriane ka thënë se pesë persona kanë vdekur pasi raketat izraelite goditën kryeqytetin Damask dhe zonat përreth.

Zyrtarët thanë se një ndërtesë u godit në lagjen qendrore Kafr Sousa, duke vrarë katër civilë dhe një ushtar.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte mbi sulmin, raporton BBC.

Zyrtarët sirianë kanë thënë se sulmi ka shkaktuar dëme në disa shtëpi në lagjet e Damaskut dhe zona të tjera aty pranë.

Ndryshe, sulmi i sotëm ishte i pari që nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë i cili goditi veriperëndimin e Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat