Ukrainasit godasin me mitraloz të kalibrit të rëndë pozicionet e rusëve

Bota

Ukrainasit godasin me mitraloz të kalibrit të rëndë pozicionet e rusëve

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:38
Ukrainasit

Me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, ushtarët ukrainas janë bërë të “pamposhtur” duke goditur rëndë rusët në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Sistemet raketore si HIMARS-i amerikan dhe Iris-T gjerman, i janë dhënë Kievit dhe tani ato e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës në këtë vend.

Ndërkaq në një aksion të këmbësorisë ukrainase, ata kishin futur në përdorim një mitraloz të kalibrit të madh me të cilin gjuanin pozicionet e rusëve.

Ata publikuan edhe pamjet e këtij mitralozi, i cili ishte vendosur mbi një veturë nga i cili e zbresin në tokë dhe godisnin pozicionet e ushtrisë ruse.

Në anën tjetër, marrja e tankeve gjermane Leopard 2, pritet t’i ndihmojë ukrainasve të rezistojnë më fuqishëm ndaj agresionit rus në lindje.

Në Bakhmut dhe Vuhledar po vazhdon beteja e ashpër, që po konsiderohet më e përgjakshmja që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat