Ukrainasit zënë rob nëntë ushtarë rusë

Bota

Ukrainasit zënë rob nëntë ushtarë rusë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ukrainase gjatë një operacioni në lindje të vendit, ka arritur të zë rob lufte nëntë ushtarë rusë.

Disa prej tyre ishin nga rajoni që së fundmi në mënyrë të kundërligjshme dhe të njëanshme është shpallur “republikë”, dhe menaxhohet nga pro-rusët.

Ata ishin pjesëtarë të këmbësorisë që kishin mbetur pa tanket e tyre, që u janë shkatërruar nga ukrainasit.

Disa prej tyre shiheshin të lënduar me gjasë gjatë luftimeve, kurse derisa u identifikuan u konstatua se janë nga Donetsku, rajon ky që është nën kontrollin e rusëve.

Ukrainasit dëgjohen duke i marrë në pyetje në një zonë malore që ishte mbuluar nga bora, dhe nga ta kërkohej që t’ua dorëzojnë letërnjoftimet për t’i legjitimuar.

Në anën tjetër, Kievi ka njoftuar se shumë ushtarë rusë që u rekrutuan së fundmi pas urdhrit të Vladimir Putinit për mobilizim të pjesshëm, janë dorëzuar vullnetarisht.

Shumë prej tyre janë shprehur të zhgënjyer me eprorët e tyre, për të cilët thonë se i kanë përdorur si “mish për top”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat