Pavarësisht se ia kishte shqyer jelekun antiplumb plumbi i kalibrit të madh, ushtari ukrainas i mbijeton më të keqes

Bota

Pavarësisht se ia kishte shqyer jelekun antiplumb plumbi i kalibrit të madh, ushtari ukrainas i mbijeton më të keqes

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:37
Ushtari me jelek antiplumb

Një ushtar ukrainas lirisht mund të quhet njeriu më me fat, për faktin se ka arritur t’i mbijetojë goditjes së një plumbi të kalibrit të lartë.

Pavarësisht që ishte goditur me të nga rusët, cilësia e lartë e jelekut antiplumb, bëri që ta ndalë forcën shtytëse dhe t’i mbijetojë më të keqes.

Në anën tjetër, ushtarët rusë nga fillimi i luftës në Ukrainë janë ankuar për armë të vjetra, të ndryshkura, pajisje tjera ushtarake që pothuajse u ka dalë afati i përdorimit.Si ra ushtria ruse në kurthin e ukrainasve dhe humbi betejën më të madhe të tankeve për Vuhledarin?

Ndërkaq jeleku antiplumb i ushtarit ukrainas është një dëshmi se armët moderne si dhe vullneti për ta mbrojtur atdheun nga pushtuesit, u ka ndihmuar deri sot që të zmbrapsin rusët nga çdo tentativë për të pushtuar qytetet e mëdha.

Madje ushtari i Kievit shihet i buzëqeshur dhe tregon plumbin që ia kishte shqyer jelekun, por që kishte arritur t’ia ndalë forcën shtytëse që ka mundur të jetë edhe fatale për të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat