Para stacionit të trenit në Glasgou sulmon çiftin, i godet me grushta në fytyrë – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Bota

Para stacionit të trenit në Glasgou sulmon çiftin, i godet me grushta në fytyrë – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur një burrë sulmon një grua të re, dhe një burrë në afërsi të stacionit të trenit në Glasgou.

Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri godet me grusht në fytyrë dyshen, derisa po qëndronin jashtë disa zyrave të bamirësisë në Argyle në afërsi të stacionit të trenit në Glasgov.

Si pasojë e këtij sulmi, çifti pësuan lëndime në kokë dhe fytyrë, derisa policia po heton rastin.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq sulmuesin me një shishe në dorë kur i afrohet burrit dhe e godet në fytyrë dhe më pas i vërsulet gruas.

Sipas policisë çifti dhe sulmuesin nuk janë njohur para sulmit, kurse pamjet po analizohen dhe policia kërkon ndihmën e qytetarëve në zbulimin e identiteti të sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat