Akuza për përhapjen e dezinformatave, Rusia dënon me 8 vite burg themeluesin e një media opozitare anti-Putin

Bota

Akuza për përhapjen e dezinformatave, Rusia dënon me 8 vite burg themeluesin e një media opozitare anti-Putin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Rusia ka dënuar me 8 vite burg themeluesin e një kanali opozitar Telegram, duke e akuzuar për përhapje të dezinformatave në lidhje me forcat e armatosur ta Kremlinit.

Bëhet fjalë për blogerin rus Dimitry Ivanov, I cili do të kalojë më shumë se 8 vjet burg. Ivanov, i cili drejtoi një kanal proteste në rrjetin Telegram për studentëve e Universitetit Shtetëror të Moskës, mohoi akuzat duke thënë se nuk e kishte bërë me qëllim të keq.

Para gjykatës, tha se do i qëndronte besnik deklaratave të tij fillestare, duke pretenduar vërtetësinë  e tyre.

Blogeri, i cili u arrestua në qershor të vitit të kaluar, u akuzua se kishte shkruar ose ripostuar në Telegram një sërë pretendimesh në lidhje me sjelljen e ushtrisë ruse në Ukrainë, duke përfshirë akuzat për krime lufte.

Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia ka kërkuar të kontrollojë mediat e pavarura në vend dhe ka mbytur lirinë e fjalës.

Kremlini i ndaloi mediat të përshkruanin sulmin e Moskës ndaj Ukrainës si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte” dhe rregullatori rus i komunikimit Roskomnadzor tha se mediat do të bllokoheshin nëse nuk hiqnin “informacione jo të besueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat