Zhytësit as që ishin në dijeni që pas u ishte vënë një peshkaqen, roja i plazhit në Australi i alarmon – i shpëtojnë më të keqes

Bota

Zhytësit as që ishin në dijeni që pas u ishte vënë një peshkaqen, roja i plazhit në Australi i alarmon – i shpëtojnë më të keqes

Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Ky është momenti kur tre zhytësve u vihet pas një peshkaqen gjigant në një plazh të njohur që u filmua nga ajri me dron.

Pamjet e filmuara në Australi shfaqin zhytësit duke notuar shumë afër një peshkaqeni në Forster, duke mos e ditur që prapa tyre ishte peshkaqeni.

Por ishin rojat e plazhit që i alarmuan duke ndezur alarmet, që i paralajmëronin për sulme të mundshme nga peshkaqenët.

Zhytësit e kapluar nga paniku shihen duke bërë të pamundurën që të ikin nga peshkaqenin.

E operatorja e dronit Emily Howman nuk ishte assesi në gjendje të ndihmojë zhytësit, që për fat të mirë në fund i shpëtuan më të keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat