LIVE: Frikë për përhapjen e luftës/ Rusia kërcënon Britaninë me “Cunam”; vjen telefonata për dronin e rrëzuar amerikan

Bota

LIVE: Frikë për përhapjen e luftës/ Rusia kërcënon Britaninë me “Cunam”; vjen telefonata për dronin e rrëzuar amerikan

Nga: BOTA SOT Më: 15 mars 2023 Në ora: 06:25 Përditësuar në ora: 12:22 më 15.03.2023
Dronët Reaper janë avionë vëzhgimi me një hapje krahësh 20 m (66 ft)

Reagon Kievi pas incidentit mes dronit amerikan dhe aeroplanëve rusë në Detin e Zi: Është sinjal që Putini dëshiron ta zgjerojë luftën

Pas rrëzimit të një droni të ushtrisë amerikane mbi Detin e Zi pasi u përplas me një nga dy aeroplanët rusë, vjen reagimi i parë nga Kievi.

Oleksiy Danilov, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se incidenti tregoi se Rusia është gati të zgjerojë luftën.

“Incidenti me fluturaken amerikane pa pilot MQ-9 Reaper që Rusia e provokoi mbi Detin e Zi, është sinjal se Putini është i gatshëm të zgjerojë zonën e konfliktit dhe në të përfshijë palë tjera”, tha Danilov në një postim në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe dje rreth orës 19:00 mbi Detin e Zi u rrëzua një dron i ushtrisë amerikane që po lëvizte në hapësirën ajrore ndërkombëtare, pasi u përplas me një nga dy aeroplanë luftarakë rusë.

E sipas zyrtarëve amerikanë, pilotët e aeroplanëve rusë i kishin hedhur sipër derivat, dhe derisa po ngritej lart aeroplani rus kishte goditur me “bisht” helikën e dronit.

Kjo nuk i la shumë zgjidhje operatorit të dronit veç se ta rrëzojë në Detin e Zi. Në anën tjetër Rusia mohon të ketë patur kontakt mes aeroplanëve të Moskës dhe dronit amerikan. 

CBS publikon simulimin e animuar të incidentit mes dronit amerikan dhe aeroplanëve luftarakë rusë në Detin e Zi

Televizioni amerikan CBS ka publikuar një simulim të animuar të incidentit, mes dronit amerikan dhe dy aeroplanëve luftarakë rusë mbi Detin e Zi.

Simulimi tregon sesi aeroplanët luftarakë rusë kishin kaluar nën dronin e ushtrisë amerikane, duke i hedhur derivat sipër.

E sipas zyrtarëve amerikanë, piloti rusë ka dashur të fluturojë para droni me qëllim që fluturakja pa pilot të futet “në renë” me karburant, por se kishte filluar më herët të ngrit lart “hundën” aeroplani dhe ishte përplasur me helikën e dronit, ku operatorët amerikanë të fluturakes pa pilot nuk kishin patur tjetër zgjedhje pos ta rrëzojnë në Detin e Zi.

Droni MQ-9 Reaper i ushtrisë amerikane është një fluturake vëzhguese, që në ato momente po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Kjo fluturake ka krahë të gjerë deri në 20 metra dhe kontrollohet nga distanca të mëdha nga operatorët. Ka kapacitete të fluturojë në një lartësi prej mbi 15 mijë metra.

Në anën tjetër, rusët kanë mohuar akuzat se aeroplanët e tyre të kenë patur çfarëdo kontakti me dronin amerikan.

Ndërkaq Pentagoni akuzon Rusinë për sjellje të papërgjegjshme të pilotëve të tyre, dhe fluturim të rrezikshëm dhe jo profesional. 

Zelensky po vazhdon me shkarkimin e zyrtarëve të lartë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon me shkarkimin e zyrtarëve të lartë, disa javë pasi qeveria të cilën ai udhëheq largoi disa figura kyçe nga postet që i mbanin.

Guvernatorët e Luhanskut, Odesas dhe Khmetlnytskyi janë shkarkuar. Deri më tani nuk janë arsyet për këto shkarkime.

E Zelensky me këto veprime të “pastrimit” synon ta mbajë qeverinë e tij larg korrupsionit, dhe të ruaj besimin e perëndimit që ka investuar shuma të majme parash për dërgimin e armëve për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

E luftimi i korrupsionit është një nga parakushtet e Ukrainës që t’i bashkohet BE-së, pasi blloku vazhdimisht ka theksuar se Ukraina duhet të ballafaqohet me korrupsionin.

Në anën tjetër, deri më tani nuk ka ndonjë “shkëndijë”, se të shkarkuarit e fundit mund të kenë patur ndonjë lidhje apo akuzë për korrupsion.

Kharkiv nën zjarrin e sulmeve ruse

Rajoni verilindor i Kharkiv është vënë nën zjarr mëngjesin e sotëm, përcjell Bota sot.

Alarmet për sulm ajror u dhanë më herët dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në strehimore.

Infrastruktura civile u godit në këtë sulm të fundit, por shkalla e shkatërrimit është deri më tani e paqartë, tha guvernatori rajonal Oleg Sinegubov.

Shërbimet e urgjencës janë aktualisht në vendngjarje.

Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplanët rusë kishin hedhur benzinë mbi dronin e tyre

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë për sjellje të papërgjegjshme, pasi një dron amerikan u përplas në Detin e Zi pasi iu afruan dy aeroplan rusë, raporton BBC.

Para përplasjes, aeroplanët rusë thuhet se i kishin hedhur benzinë në drejtim ku po lëvizte droni, që Shtetet e Bashkuara thonë se ishte hapësirë ndërkombëtare ajrore.

Droni MQ-9 Reaper ishte rrëzuar të martën, pas një konfrontimi që zgjati 30 deri në 40 minuta, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar pretendimet se dy aeroplanët e saj Su-27, kishin pasur çfarëdo kontakti me dronin amerikan.

Pyetja kryesore është nëse takimi i dronit me aeroplanë rusë ishte thjesht një përpjekje e Rusisë për të penguar dronin amerikan dhe punën e tij – apo nëse ishte një përpjekje e qëllimshme për ta rrëzuar atë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:03 të martën.

Disa herë para përplasjes, aeroplanët luftarakë hodhën karburant mbi dronin në një “mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesional”, thuhet në një deklaratë.

“Fluturakja jonë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një aeroplan rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, u tha ndër tjera.

Dronët Reaper janë fluturake vëzhgimi me krahë të gjerë deri në 20 metra.

Pse Rusia dhe Ukraina po luftojnë kaq shumë për Bahmutin?

Reuters

Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qytetit është nën rrënoja, dhjetëra mijëra persona janë vrarë, dhe rëndësia strategjike është minimizuar nga shefat e Pentagonit dhe NATO-s. Por, Rusia dhe Ukraina po vazhdojnë të luftojnë për qytetin e vogël të Bahmutit.

Pas pothuajse tetë muajsh luftë nga llogoret, forcat ukrainase janë të rrethuara nga tri anë, linjat e furnizimit të Kievit po pakësohen dhe Moska ka nën kontroll pothuajse gjysmën e Bahmutit. Megjithatë, Ukraina është zotuar se do të dyfishojë mbrojtjen e qytetit, pavarësisht faktit se të dyja palët po pësojnë numër të lartë të viktimave.

Disa analistë ushtarakë perëndimorë kanë sugjeruar se do të kishte më shumë kuptim për forcat ukrainase të tërhiqen dhe të krijojnë një linjë të re mbrojtëse, por Kievi deri më tani nuk ka treguar shenja se do të bëjë diçka të tillë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar “Fortesën e Bahmutit” si simbol të sfidës, që po përgjak ushtrinë ruse.

Për Moskën, rënia e qytetit që ajo e quan me emrin e epokës sovjetike, Artiomovsk, do të ishte fitorja e parë e madhe që nga mesi i vitit 2022 dhe do të ishte një shtytje për luftën e saj të gjerë kundër Ukrainës. Moska po ashtu ka pretenduar se po shkatërron forcat ukrainase në këtë qytet.

Çfarë është Bahmuti?

Ky qytet gjendet në rajonin ukrainas të Donjeckut, që është pjesë e rajonit të Donbasit, ku jetojnë kryesisht rusisht-folës. Këtë rajon, Moska dëshiron ta aneksojë përmes “operacionit të posaçëm ushtarak”, siç e quan ajo pushtimin e Ukrainës.

Para nisjes së luftës, qyteti kishte 70.000-80.000 banorë, por zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, tha gjatë këtij muaji se më pak se 4.000 civilë, përfshirë 38 fëmijë, tani gjenden në qytet.

Duke kujtuar Luftën e Parë Botërore, beteja për Bahmutin është luftuar nga llogoret me sulme të pamëshirshme artilerie dhe raketash në një fushëbetejë të minuar rëndë. Në Bahmut ka pasur edhe luftime shtëpi më shtëpi.

Qyteti ka qenë dëshmitarë i masakrave edhe më herët: gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat pushtuese naziste grumbulluan 3.000 hebrenj në një minierë dhe i vranë.

Zonë e vrasjeve?

Pamjet e fushëbetejave të mbushura me kufoma nga të dyja palët janë shfaqur në mediat sociale dhe Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit të mercenarëve rus Wagner, që përbën një forcë të madhe në luftime, ka publikuar një fotografi të luftëtarëve të tij të vdekur.

Shifrat e numrit të viktimave janë të dhëna të klasifikuara, por zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra ushtarë rusë – shumë prej tyre të burgosur, që ishin rekrutuar nga Wagner-i – janë vrarë. Mijëra trupa ukrainase besohet se janë vrarë po ashtu.

Zelensky tha më 12 mars se ushtria e tij ka vrarë mbi 1.000 rusë afër Bahmutit javën e shkuar dhe kanë plagosur edhe 1.500 të tjerë. Po të njëjtën ditë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se forcat ruse kanë vrarë mbi 220 ushtarë ukrainas në lindje të Ukrainës brenda 24 orëve.

Ndihmësi i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak tha se Ukraina po lufton në Bahmut sepse beteja është duke shënjestruar njësitë më të mira të Rusisë dhe po i degradon ato përpara një kundërofensive ukrainase të planifikuar për në pranverë.

Konrad Muzyka, analist ushtarak nga Poloni i cili së fundmi me kolegët e tij ka vizituar Bahmutin, tha se më nuk ka kuptim ushtarak që të mbahet kontrolli i këtij qyteti.

“Vendimi për të mbrojtur Bahmutin tash është vendim politik dhe jo ushtarak”, tha Muzyka për Reuters. Ai shtoi se shikuar nga prizmi ushtarak, shkalla dhe kostoja e humbjeve ukrainase tani janë më të larta sesa përfitimet nga mbajtja e kontrollit të qytetit.

Rob Lee, i cili ishte në po të njëjtin udhëtim, shkroi në Twitter se ka ende arsye të forta për Ukrainën që të vazhdojë ta mbrojë Bahmutin, për shkak se aftësia e saj për t’i shkaktuar humbje të mëdha armikut ishte dobësuar, pasi forcat ruse morën krahun verior të qytetit muajin e kaluar.

Trampolinë për Rusinë?

Qendër e transportit rajonal dhe logjistikës, Bahmuti do të ishte i dobishëm për forcat ruse, megjithëse kjo varet nga ajo se sa infrastrukturë e këtij qyteti ka mbetur e pashkatërruar.

Më e rëndësishmja, marrja e këtij qyteti do t’i jepte Rusisë mundësinë që të përparonte drejt dy qyteteve të tjera të mëdha në rajonin e Donjeckut: Kramatorsk dhe Slloviansk.

Që të dy këto qytete janë në rrezen e fushëveprimit të artilerisë ruse. Moska ka nevojë që t’i kontrollojë të dyja qytetet për të përfunduar atë që e quan “çlirimin” të “Republikës Popullore të Donjeckut”.

Gjatë këtij muaji, Zelensky tha për CNN se ka frikë se forcat ruse do të kenë “rrugën hapur” për dy qytetet nëse e marrin Bahmutin. Ai tha se urdhri i tij për të mbajtur qytetin e Bahmutit ishte një vendim taktik.

Qyteti Çasiv Jar që gjendet në perëndim të Bahmutit, ndoshta do të ishte lokaliteti i radhës që do të përballej me sulmin rus, edhe pse ky qytet gjendet në lartësi të madhe dhe forcat ukrainase besohet se kanë ngritur fortifikime në afërsi të këtij qyteti.

Analistët dhe diplomatët perëndimorë janë shprehur skeptikë se forcat ruse mund të përfitonin shumë shpejt nga marrja e Bahmutit, duke pasur parasysh se sa kohë kanë luftuar në këtë qytet. Forcat ruse e kanë granatuar Bahmutin që nga maji i vitit të kaluar dhe kanë nisur sulmet tokësore në gusht.

Tërheqja kaotike e Rusisë nga verilindja e Ukrainës vitin e kaluar, po ashtu e ka lënë atë pa territorin që do t’ia bënte më të lehtë forcave të saj të merrnin në kontroll qytete sikurse Slloviansku, pasi ta kishin nën kontroll Bahmutin.

Shtytje psikologjike?

Për Rusinë, fitorja në Bahmut do të ishte një shtytje morale pasi që nga viti i kaluar është përballur me një sërë disfatash.

Për Ukrainën, humbja e Bahmutit do të ishte një goditje morale edhe nëse – siç kanë thënë aleatët e saj – mund të mos përbëjë ndonjë diferencë të madhe strategjike.

Si shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, ashtu edhe ai i NATO-s, Jens Stoltenberg, e kanë minimizuar si simbolike rënien e Bahmutit, ashtu siç kanë bërë edhe ekspertët perëndimorë ushtarakë.

Në shenjë të rëndësisë së Bahmutit për Kievin, Zelensky gjatë vizitës së tij në dhjetor në Shtetet e Bashkuara, i paraqiti Kongresit amerikan një flamur beteje të nënshkruar nga mbrojtësit e qytetit.

Mbajtja e qytetit ndihmon në ruajtjen e mbështetjes nga shtetet perëndimore, duke dëshmuar se ky qytet po bën ndryshimin, tha Michael Kofman, ekspert për ushtrinë ruse në qendrën kërkimore CAN me seli në SHBA.

Nëse qyteti bie, Ukraina mund të ngushëllohet nga fakti se e ka mbajtur nga forcat ruse për aq kohë sa ka mundur dhe i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë, duke sugjeruar se çdo përpjekje ruse për të marrë më shumë territor do të ketë kosto të njëjtë.

Fitore për Wagner-in?

Marrja e qytetit do të ishte një nxitje për të rritur profilin për grupin e mercenarëve rus, Wagner, dhe të themeluesit të këtij grupi, Prigozhin, i cili është i etur për publicitet.

Ish i dënuari dhe magnati 61-vjeçar, që është i sanksionuar nga Perëndimi, është munduar që të fitojë favorin me Putinin dhe të kalojë suksesin e tij në fushëbetejë në ndikim politik.

Përderisa dëshmitë në rritje sugjerojnë se Kremlini po vepron për të frenuar atë që e sheh si ndikim të tepruar politik të Prigozhinit, askush nuk mund të kundërshtojë se mercenarët e Wagner-it, përfshirë edhe të dënuarit që janë rekrutuar nga Prigozhin, kanë luajtur një rol të madh në sulmet në fushëbetejë.

Disa ekspertë perëndimorë ushtarakë besojnë se qëllimi i Ukrainës është ta shkatërrojë Wagner-in si forcë luftarake në Bahmut në mënyrë që ky grup mercenarësh nuk do të jetë në gjendje të mbushë me shpejtësi radhët për të paraqitur një kërcënim diku tjetër në një të ardhme të afërt.

Nëse Bahmuti merret, Wagner do të jetë një forcë ndjeshëm e degraduar dhe aftësia e tij për t’iu bërë ballë sulmeve në pozicionet ruse, do të jetë një çështje e diskutueshme”, tha analisti polak, Muzyka.

Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, komandat i forcave tokësore të Ukrainës, gjatë vizitës në Bahmut më 11 mars tha se Kievi ka arsye të fortë që të mbajë kontrollin e këtij qyteti.

“Heronjtë e këtij qyteti tani janë mbrojtësit që po mbajnë frontin lindor mbi supet e tyre dhe po shkaktojnë humbje maksimale ndaj armikut”, tha ai para trupave që luftojnë në Bahmut.

Mbrojtja e Bahmutit jep shans për të akumuluar rezerva dhe për t’u përgatitur për kundërofensivën e pranverës, që nuk është aq larg”, shtoi ai./REL

Transferimi i avionëve në Ukrainë mund të ndodhë brenda 6 javëve të ardhshme, thotë kryeministri polak

Nga: M.H.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të martën se një transferim i furnizimit të Polonisë me avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë mund të ndodhë brenda katër deri në gjashtë javët e ardhshme.

Morawiecki bëri vërejtjen ndërsa u përgjigj pyetjeve nga reporterët në Varshavë, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Vjen pasi Presidenti Polak, Andrzej Duda i tha Christiane Amanpour të CNN në një intervistë të vonë në shkurt se pilotët ukrainas ishin të përgatitur për të operuar" MIG-29 Jets Fighter.

Pilotët ukrainas megjithatë ka të ngjarë të kenë nevojë për më shumë trajnime për të "qenë të gatshëm për të fluturuar avionë modernë në standardet e NATO-s, siç është F-16," tha Duda, duke theksuar se "trajnimi i një piloti është shumë më i komplikuar dhe shumë më i gjatë [sesa trajnimi i një operator rezervuari] ”.

Duda i tha CNN se armët moderne janë "thelbësore" për të mbrojtur aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur nga Rusia. Kur u pyetën nëse kjo përfshin avionë luftarakë, ai u përgjigj: "Nëse ka një nevojë të tillë, natyrisht, po."/BS

Ambasadori rus thotë se avionët amerikanë nuk kanë biznes që janë afër kufirit rus

Nga: M.H.

Anatoly Antonov, ambasadori rus në SH.B.A., tha të martën se Rusia nuk dëshiron "konfrontim" me SH.B.A. por "Siç e shohim ne, aeroplanët amerikanë nuk kanë asnjë biznes të jetë afër kufirit rus".

Duke biseduar me reporterët pasi ai u thirr në Departamentin e Shtetit pas një incidenti që çoi në zbritjen e një droni të korrësve amerikanë mbi Detin e Zi, Antonov pyeti: "A mund ta imagjinoni nëse një UAV i tillë shfaqej papritmas afër Nju Jorkut ose San Francisko? "

"A mund ta imagjinoni reagimin e shtypit amerikan, Pentagon, për këtë dronë? Çfarë lloj droni ishte? Mendoni për këtë para se të më thërrisni në Departamentin e Shtetit. It'sshtë një [drone] shumëfisht 1,700 kilogramë ngarkesë shpërthyese, "tha ai. "Më thuaj se si do të reagonte ndonjë mod i ndonjë vendi ndaj kërcënimit të një rreziku të tillë që shfaqet përgjatë kufijve të tyre?"

Antonov tha që ai dëshironte të tregonte "sa profesionistë ishin pilotët rusë në veprimet e tyre. Asnjë kontakt nuk u bë dhe as nuk u përdorën armë të përdorura nga avionët tanë luftarakë".

"Unë mendoj se është më mirë që të diskutojmë në rrugët e bashkëpunimit dhe veprimit të ndërsjellë të Departamentit të Shtetit, por për fat të keq, komunikimi im me Departamentin e Shtetit kohët e fundit ka qenë vetëm për të adresuar protestat e tyre për veprimet e Federatës Ruse," tha ai, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”./BS

Një avion rus përplasi një dron amerikan mbi ujërat ndërkombëtare, ja çfarë duhet të dini

Nga: M.H.

Një avion luftarak rus detyroi të zbriste një dronë të Forcave Ajrore të SHBA mbi Detin e Zi të martën pasi dëmtoi helikën e një droni Reaper MQ-9, sipas zyrtarëve amerikanë. Droni po fluturonte mbi ujërat ndërkombëtare kur një nga dy avionët rusë fluturoi me dashje para dhe hodhi karburant në dronin pa pilot disa herë, sipas Komandës Evropiane të SHBA.

Rusia është shtyrë prapa, duke mohuar që avionët e saj erdhën "në kontakt" me dronin. Ambasadori rus në SH.B.A. tha që Rusia nuk dëshiron "konfrontim" me SH.B.A. por "Siç e shohim ne, avionët amerikanë nuk kanë asnjë biznes të jetë afër kufirit rus”, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ja çfarë të dini:

Ndërhyrja e dronit të SHBA-Rusi: Një avion rus rrëzoi një dronë amerikan mbi Detin e Zi. Avionët nga të dy vendet kanë operuar mbi Detin e Zi gjatë rrjedhës së luftës, por kjo është ndërveprimi i parë i njohur i tillë, një përshkallëzim potencialisht i rrezikshëm në një kohë kritike në luftime. Incidenti bëri që zyrtarët amerikanë të shprehin "kundërshtime të forta" për diplomatët. Sekretari i Shtypit Pentagon Brig. Gjenerali Pat Ryder e quajti atë "të pazakontë dhe fatkeq dhe të pasigurt". Presidenti Joe Biden dhe aleatët amerikanë janë informuar, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Përgjigja ruse: Moska është shtyrë prapa, duke mohuar që avionët e saj luftarakë erdhën "në kontakt" me dronin e SHBA. Ambasadori rus në SHBA Anatoly Antonov tha se Rusia nuk dëshiron një "konfrontim" me SH.B.A., por zanati ishte shumë afër kufirit rus. Droni nuk është rikuperuar, tha një zëdhënës i Komandës Evropiane të SHBA.

Më e fundit nga linjat e para: Grevat ruse në të gjithë rajonin Donetsk kanë vrarë të paktën tre persona. Në Bakhmut, postimet në mediat sociale duket se konfirmojnë luftimet rreth fabrikës metalurgjike Azom në veri të qytetit. Intensiteti i granave në qytet është rritur, tha një ushtar ukrainas në televizionin ukrainas. Njësitë Wagner duket se po bëjnë përparime të kufizuara, por mbeten mirë të rrethojnë Bakhmut. Në Ukrainën Jugore, ushtria e Ukrainës tha se shkatërroi katër raketa ruse që ishin drejtuar drejt Odesa.

Përditësimi i Ndihmës Perëndimore: Ushtarët ukrainas pothuajse kanë përfunduar trajnimet e tyre për tanket e betejës Leopard 2 në Munster, Gjermani, sipas një zëdhënësi për komandën e trajnimit special. Pasi të mbarojë trajnimi, Gjermania mund të vendosë tanket Leopard 2 në Ukrainë, tha zëdhënësi. Gjermania deri më tani është zotuar të furnizojë Ukrainën me 18 nga tanket më të fundit të modelit A6 Leopard 2. Për më tepër, Hollanda njoftoi se do të dërgojë dy miniera, sistemet e radarit të zbulimit të dronit dhe sistemet e trageteve dhe ndërtimit të urave në Ukrainë, sipas Ministrit Hollandez të Mbrojtjes Kajsa Ollongren.

Hetimi i Krimit të Luftës: Qeveria Ruse ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, pasi gjykata deklaroi planet e saj për të hapur dy raste të krimeve të luftës kundër Rusisë, sipas New York Times dhe Reuters./BS

Ambasadori rus: Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në

Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në, ka thënë ambasadori i saj, pas rrëzimit të një droni amerikan në Detin e Zi.

Duke folur jashtë një takimi në departamentin e shtetit, Anatoli Antonov tha se kishte një “bisedë konstruktive” me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën Karen Donfried.

Takimi vjen pas një deklarate nga Pentagoni, i cili tha se një avion rus ishte përpjekur disa herë të derdhte karburant para një droni amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare përpara se të prerë helikën e tij, duke e detyruar atë në Detin e Zi – gjë që Rusia e mohon. 

Ne nuk duam asnjë konfrontim midis SHBA-së dhe Federatës Ruse. Ne jemi në favor të marrëdhënieve pragmatike për interesin e popullit të SHBA-së dhe Federatës Ruse”, tha z. Antonov.

“Ne kemi shkëmbyer vërejtjet tona për këtë çështje sepse kemi disa dallime për atë që ka ndodhur sot”.

Ai shtoi: “Më duket se ka qenë një bisedë konstruktive për këtë çështje, i kam dëgjuar vërejtjet e saj, shpresoj që ajo ta ketë kuptuar atë që kam përmendur”.

I pyetur nëse është diskutuar për luftën në Ukrainë, ambasadori rus në SHBA tha: “Ne nuk po diskutojmë luftën në Ukrainë sepse nuk ka luftë në Ukrainë. Ekziston një problem i një operacioni special ushtarak që po kryen Federata Ruse.

Qëllimi dhe qëllimet e këtij operacioni janë të qarta. Ne e kemi shpjeguar shumë herë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat