Prezantuesi dhe mysafirët tentuan të ruajnë qetësinë, tërmeti në Ekuador u regjistrua nga kamerat gjatë një emisioni të transmetuar direkt

Bota

Prezantuesi dhe mysafirët tentuan të ruajnë qetësinë, tërmeti në Ekuador u regjistrua nga kamerat gjatë një emisioni të transmetuar direkt

Më: 19 mars 2023 Në ora: 09:25
Foto nga emisoni

Një tërmet shkatërrues që goditi dje Ekuadorin, është regjistruar nga kamerat e një televizioni lokal.

Tërmeti goditi vendin derisa po transmetohej direkt një emision televiziv.

Pas goditjes së parë, prezantuesi dhe mysafirët ndërpriten emisionin duke shpresuar se dridhjet do të ndalen, por ato vazhdon me intensitet të lartë duke i detyruar të ngritën dhe të kërkojnë një vend më të sigurt e programi u ndërpre.

Kujtojmë që Ekuadorin dje e goditën dy tërmete, i pari ishte me mangitudë 6.5 kurse i dyti prej 4.8. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar.

Në provincën El Oro humbën jetën të paktën 11 persona. E një rast tjetër i vdekjes u raportuar në provincën Azuay.

https://twitter.com/hashtag/earthquake?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1637186344303591428%7Ctwgr%5E52e3c2c4c7addd989ffa560717cd10ef57145220%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fprezantuesi-dhe-mysafiret-tentuan-te-ruajne-qetesine-termeti-ne-ekuador-u-regjistrua-nga-kamerat-gjate-nje-emisioni-te-transmetuar-direkt%2F&src=hashtag_click 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat