Xi fton Putinin në një vizitë zyrtare në Pekin

Bota

Xi fton Putinin në një vizitë zyrtare në Pekin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 18:32
Xi Jinping

Xi Jinping ftoi sot presidentin rus, Vladimir Putin të vizitojë Pekinin ndërsa të dy liderët u ulën për bisedime në ditën e dytë të vizitës zyrtare të udhëheqësit kinez në Moskë.

“Ju ftoj të vizitoni Kinën sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Xi, ndërsa ftoi edhe kryeministrin Mikhail Mishustin.

Bashkëpunimi ekonomik ishte tema qendrore e bisedimeve, pas takimit kokë më kokë të Putinit dhe Xi të hënën ku u diskutua luftën në Ukrainë.

Çdo ndryshim në qëndrimin e Kinës ndaj luftës në Ukrainë mund të ketë pasoja të mëdha për konfliktin.

Në bisedimet e ditës së sotme morën pjesë edhe delegacionet qeveritare.

“Të dyja palët do të nënshkruajnë dy marrëveshje të mëdha për të zgjeruar një partneritet gjithëpërfshirës dhe “bashkëpunimin strategjik”, sipas Kremlinit.

Në takim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Sipas Moskës, në rendin e ditës do të jenë edhe çështje të bashkëpunimit ushtarako-teknik.

Perëndimi ka frikë se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë fqinje për luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se do të ishte gabim i madh nëse Pekini do ta bënte këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat