Arrestimi i gazetarit amerikan në Moskë, Blinken thirrje amerikanëve: Nëse jeni në Rusi, largohuni menjëherë!

Bota

Arrestimi i gazetarit amerikan në Moskë, Blinken thirrje amerikanëve: Nëse jeni në Rusi, largohuni menjëherë!

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:41
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas arrestimit të gazetarit amerikan Ivan Gershkoviç në Rusi, pasi akuzohet për spiunazh.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blinken u ka bërë thirrje amerikanë që ndodhen në Rusi të largohen.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimin e Rusisë se ka arrestuar një gazetar shtetas amerikan. Prioriteti më i lartë i yni është siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Nëse jeni një shtetas amerikan që jetoni ose udhëtoni në Rusi, ju lutemi largohuni menjëherë’, kjo ka qenë thirrja e Blinken.

Shtëpia e Bardhë shprehu gjithashtu “shqetësimin e thellë” për arrestimin e gazetarit.

Me vendim gjykate ai është lënë në burg për dy muaj dhe nëse shpallet fajtor, dënimi mund të arrijë deri në 20 vjet. Gjyqet për spiunazh zhvillohen me dyer të mbyllura dhe lirimet janë shumë të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat