Treni me 25 vagonë me birra del nga binarët në Montana

Bota

Treni me 25 vagonë me birra del nga binarët në Montana

Më: 4 prill 2023 Në ora: 00:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tren në Montana që transportonte arka me birra, ka dalë nga binarët duke bërë që kanaçet të derdhen në lumë.

Rreth 25 vagonë të trenit dolën nga binarët në Paradis, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo për ndonjë rrezik që mund të shkaktojnë birrat që janë derdhur në lumë.

E një vagon që për fat të mirë nuk doli plotësisht nga binarët transportonte propan, një lëndë e rrezikshme shpërthyese, që gjithashtu thuhet se nuk ka pasur rrjedhje.

Autoritetet nuk kanë dhënë shkaqet që kanë mundur të çojnë deri te ky aksident, që për fat të mirë nuk pati të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat