Ukrainasit sulmojnë me artileri pozicionin e dy ushtarëve rusë në Donetsk, ndonëse tentuan të fshiheshin ata nuk i shpëtuan goditjes

Bota

Ukrainasit sulmojnë me artileri pozicionin e dy ushtarëve rusë në Donetsk, ndonëse tentuan të fshiheshin ata nuk i shpëtuan goditjes

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë një objekt që po përdorej nga ushtarët rusë si bazë operacionesh në Krasnohorivka, në rajonin Donetsk.

Objekti ku gjendeshin së paku dy ushtarë rusë u shkatërrua nga artileria e Brigadës së 36-të të Marinës.

Sipas pamjeve të publikuara nga një llogari ukrainase shihet momenti kur dy ushtarë rusë po vraponin sa andej sa këndej për t’u fshehur.

Mirëpo, nuk shpëtuan dot pasi pozicioni i tyre u kap përmes dronit. Dhe posa ukrainasit morën sinjalin për vendndodhjen e tyre ata u goditën me një artileri.

Pas goditjes me artileri pasoi një shpërthim shumë i madh në shtëpinë ku ata po fshiheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat