Miratoi dërgimin e armëve drejt Rusisë, të dhënat e inteligjencës amerikane nxjerrin zbuluar Kinën

Bota

Miratoi dërgimin e armëve drejt Rusisë, të dhënat e inteligjencës amerikane nxjerrin zbuluar Kinën

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:17
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

Kina miratoi dhënien e ndihmës vdekjeprurëse për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, por donte që çdo dërgesë të mbetej sekret, sipas dokumenteve të zbuluara të qeverisë amerikane.

Një përmbledhje e fshehtë e informatave të inteligjencës thotë se Pekini kishte miratuar furnizimin e Moskës me armë, të cilat do t’i maskonte si sende civile, sipas një raporti të Washington Post.

Informacioni u mblodh nga agjentë amerikanë që përgjonin diskutimet e shërbimit sekret rus, raportoi gazeta.

Rusët thanë se komisioni qendror ushtarak i Kinës donte që dërgesat të mbeten sekrete, thuhej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat