Inflacioni në Eurozonë ende shqetësues

Bota

Inflacioni në Eurozonë ende shqetësues

Më: 20 prill 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Inflacioni në Eurozonë është shumë i lartë dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane duhet të ketë sukses në uljen e inflacionit drejt objektivit prej 2%, tha presidentja e bankës, Christine Lagarde në një konferencë shtypi në Paris.

Ajo beson gjithashtu se ka “ende disa rrugë për të bërë” për të shtrënguar politikën monetare përballë inflacionit, i cili është “shumë i lartë në raport me objektivin”.

“Kohëzgjatja e këtij kursi padyshim do të varet nga faktorë të ndryshëm dhe në veçanti nga ndikimi i problemeve financiare që përjetuam,” paralajmëroi Lagarde.

Ajo  iu referoi krizës që tronditi sektorin bankar në mars pas rënies së dy bankave amerikane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat