E frikshme/ Publikohet momenti i shpërthimit të vullkanit ‘Rincon de la Vieja’, qytetarët të tmerruar

Bota

E frikshme/ Publikohet momenti i shpërthimit të vullkanit ‘Rincon de la Vieja’, qytetarët të tmerruar

Më: 22 prill 2023 Në ora: 11:34
Vullkani Rincon de la Vieja

Vullkani Rincon de la Vieja shpërtheu dje duke mos shkaktuar dëme në infrastrukturë apo viktima.

Shpërthimi i vullkanit, i cili ndodhet në provincën e Guanacaste, në skajin veriperëndimor të vendit ishte mjaft i fuqishëm. Shtylla vullkanike arriti një lartësi prej 2.5 kilometrash nga maja e Rincon de la Vieja, tha gjeologu Blas Sanchez në një video-mesazh të lëshuar nga komiteti kombëtar i menaxhimit të emergjencave.

“Vullkani ka regjistruar shpërthime gjatë gjithë javës, edhe pse jo aq të mëdha sa ky”, shtoi ai. Një shpërthim i kësaj madhësie "sugjeron një rritje të aktivitetit", theksoi ai.

Aktualisht, niveli i alarmit për këtë vullkan mbetet në të verdhë (i 3-ti më i larti) në shkallën me katër nivele, që përkthehet në aktivitet "të rëndësishëm" sizmik, me shpërthime të vogla dhe çlirim të gazrave toksikë, sipas Observatorit Vullkanologjik dhe Sizmologjik të Kosta Rikës.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonave pranë vullkanit që të qëndrojnë larg lumenjve për shkak të rrezikut të kontaminimit nga materialet e nxjerra nga krateri. Në Kosta Rika ka rreth 120 vullkane, por vetëm pesë prej tyre janë aktivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat