Komandanti i forcave ajrore ukrainase del në terren, vëzhgon nga afër testimin e sistemit të avancuar raketor amerikan Patriot

Bota

Komandanti i forcave ajrore ukrainase del në terren, vëzhgon nga afër testimin e sistemit të avancuar raketor amerikan Patriot

Më: 26 prill 2023 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, është parë në terren duke ndjekur nga afër testimin e sistemit të avancuar raketor amerikan Patriot, të cilin e kanë marrë nga SHBA-të dhe është futur në përdorim.

Me marrjen e këtij sistemi raketor të mbrojtjes kundërajrore, rusët më nuk do ta kenë të lehtë të kryejnë sulme ajrore mbi infrastrukturën civile të ukrainasve.

Konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara raketore në botë, që Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Ukrainës pas shumë thirrjeve për dorëzimin e armëve me rreze të mesme veprimi.

E tani i pari i forcave ajrore doli në terren për të ndjekur nga afër punën e këtij sistemi, dhe saktësinë gjatë lansimit të raketave.

Sistemi Patriot në duart e ukrainasve, do t’ia pamundësojnë ushtarëve të Vladimir Putinit që të kryejnë bombardime mbi objektiva të caktuara, për faktin se detekton shumë më herët raketat në ajër dhe i shkatërron me një saktësi të paparë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat