Rusia kthen në Ukrainë trupat e 80 ushtarakëve të vrarë në luftë

Bota

Rusia kthen në Ukrainë trupat e 80 ushtarakëve të vrarë në luftë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Rusia ka kthyer në Ukrainë trupat e 80 ushtarakëve, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Riintegrimit të Ukrainës.

“Sot u kthyen në shtëpi trupat e 80 mbrojtësve të rënë. Transferimi i trupave nga territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës u bë me ndihmën e Zyrës së Komisionerit për Personat e Zhdukur nën Ministrinë e Riintegrimit në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit,” raportoi shërbimi për shtyp.

Transferimi i trupave të ushtarakëve kryhet në përputhje me normat e Konventave të Gjenevës. Trupat e mbrojtësve ukrainas do t’u dorëzohen familjeve të tyre për varrim.

Më 14 prill, Ukraina ktheu trupat e 82 ushtarëve rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat