OBSH: 604 të vdekur, 5,127 të plagosur deri më tani në konfliktin në Sudan

Bota

OBSH: 604 të vdekur, 5,127 të plagosur deri më tani në konfliktin në Sudan

Më: 10 maj 2023 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Mbi 600 persona kanë vdekur në javët e konfliktit të armatosur në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Tarik Jasarevic , zëdhënës i OBSH-së, njoftoi shifrat e reja në një konferencë të OKB-së.

Duke përfshirë 604 të vdekur dhe 5,127 të plagosur që nga fillimi i trazirave në Sudan më 14 prill.

Tani ka më shumë se 700,000 njerëz të zhvendosur brenda në Sudan, tha Jasarevic, më shumë se dyfishi i 340,000 nga vetëm një javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat