Tre adoleshente vranë veten brenda disa muajsh në spitalin britanik, teksa prindërit kërkojnë drejtësi

Bota

Tre adoleshente vranë veten brenda disa muajsh në spitalin britanik, teksa prindërit kërkojnë drejtësi

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:35
Tre adoleshente vranë veten

Tre familje britanike që duhet të celebronin 21 vjetorin e bijave të tyre, janë në fakt në zi teksa detaje të reja të vazhda vijojnë të dalin mbi vdekjet e tyre në një spital britanik që supozohej të kujdesej për shëndetin e tyre.

E përditshmja The Sun shkruan se Christie Harnett, Nadia Sharif e Emily Moore vdiqën të treja me vetëvrasje brenda shtatë muajve, nën kujdesin e sistemit shtetëror shëndetësor në Britani, në kohën e virusit.

Vajzat e shkollës së mesme nuk e njihnin njëra-tjetrën para se të shtroheshin në spitalin West Lane Hospital në Middlesbrough, në veri të vendit, por u njohën aty.

Treshja janë të lidhura me njëra-tjetrën prej vdekjeve tragjike teksa familjet po kërkojnë drejtësi pas një raporti të fundit mbi performancën e sistemit shëndetësor.

Raportii mbikëqyrjes shkruante se spitali West Lane Hospital ishte “kaotik dhe i pasigurtë” me një “pakujdesi të vazhdueshme ndaj të rinjve të shtuar aty”.

Megjithse spitali u mbyll dhe është rihapur me një tjetër emër, familjet kërkojnë që ato që drejtonin të vihen para përgjegjësisë.

Christie e Nadia, ishin 17 vjeçe kur vdiqën, ndërsa Emily, 18, teksa detaje të shënimeve mjekësore zbulojnë ditët e tyre të fundit në spitalin West Lane Hospital.

Mes tyre ishin dhe shënime nga ditarët e vajzave ku detajohej tmerri që shpalosej prapa dyerve të mbyllura.

Familjet që duhet të celebronin ditëlindjet e tyre të 21-ta tashmë duhet të luftojnë për drejtësi mbi vdekjen e tyre, tre vjet pas ngjarjes.

Christie ishte e para që vrau veten gjatë qëndrimit në spital – duke përdorur diçka që ishte identifikuar dhe më parë si rrezik i mundshëm.

Babai i saj Michael shpjegon momentin kur miro telefonatën e tmerrit në korrik 2019: “Ishte diçka që nuk duhet të ndodhte, ajo ishte në një vend ku supozohej të ishte e sigurtë”.

Po tre ditë më vonë bija ‘e lumtur’ e Michael kishte vdekur në repartin e shëndetit mendor të fëmijëve e adoleshentëve, të spitalit.

Christie ishte diagnostikuar me anoreksi dhe shpesh në spital mbahej me “veshje të forta” pasi konsiderohej e rrezikshme.

“Emily, Nadia, Christie, vdiqën të gjitha nën kujdesin e tyre, që është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë.”

Nadia vdiq në gusht 2019 – disa javë pas Christie, e disa muaj para Emily.

Babai i Hakeel tha se bija e tij nisi problemet kur shkoi në shkollat e mëdha ku u diagnostikua me autizëm.

Ai shtonte se sjella e Nadia u përkeqësua në spitalin West Lane: “Në shtëpi nuk e kishte lënduar ndonjëherë veten, prerjet e gërvishtjet i shihnim vetëm në spital”. Nadia vdiq nga plagë të rënda që i kishte shkaktuar vetes, ndërsa në raportimin pas vdekjes thuhej se mes të tjerash ajo ishte tërhequr zvarrë nga stafi i spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat