Lufta në Ukrainë/ I dërguari i Pekinit mbërrin në Kiev për të diskutuar një zgjidhje politike

Bota

Lufta në Ukrainë/ I dërguari i Pekinit mbërrin në Kiev për të diskutuar një zgjidhje politike

Më: 17 maj 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

I dërguari i Pekinit ndodhet në Kiev për një zgjidhje politike të paqes. Një zyrtar i lartë ukrainas tha se takimi midis presidentit ukrainas dhe Li Hui të mbahet pasdite.

Ky do të jetë kontakti i parë midis Presidentit Zelensky dhe një zyrtari të lartë kinez që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në shkurt 2022.

Sipas Pekinit, Li Hui, një i dërguar special për çështjet e Euroazisë dhe një ish-ambasador në Moskë, ka për detyrë të diskutojë një “zgjidhje politike” të luftës gjatë turit të tij europian, i cili do të shkojë gjithashtu në Poloni, Francë, Gjermani dhe Rusi.

Pekini paraqiti në shkurt një “plan 12-pikësh” për t’i dhënë fund luftës, i cili u prit me hezitim nga Perëndimi. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Moskën në mars për t’i ofruar mbështetje simbolike Vladimir Putinit përballë Perëndimit.

“Në fund të muajit, Li Hui do të vijë tek ne”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko, pa dhënë një datë specifike.

“Ideja është që të prezantohen propozimet kineze për një zgjidhje politike në Ukrainë në këto vende dhe të dëgjohen pikëpamjet dhe komentet e bashkëbiseduesve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat