FMN fillon punën për rishikimin e kredisë për Ukrainën

Bota

FMN fillon punën për rishikimin e kredisë për Ukrainën

Më: 23 maj 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka filluar punën për një rishikim të programit të kredisë prej 15.6 miliardë dollarësh, tha ministria e financave e Ukrainës, raporton Aljazeera.

Programi katërvjeçar i FMN-së për Ukrainën është pjesë e një pakete globale prej 115 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë e saj teksa lufta vazhdon.

Ministria tha në një deklaratë se performanca ekonomike e Ukrainës, situata në sektorin e energjisë dhe përpjekjet për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin do të diskutohen gjatë takimeve në Vjenë të Austrisë.

“Ne po punojmë për të krijuar një mekanizëm ndërkombëtar kompensimi në mënyrë që të drejtojmë asetet e konfiskuara ruse drejt rindërtimit të Ukrainës. Llogarisim në mbështetjen e FMN-së në këtë fushë, si dhe në ndihmën e mëtejshme për të konsoliduar mbështetjen financiare nga partnerë nga e gjithë bota”, tha kryeministri Denys Shmyhal në Telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat