Aktakuzë e re ndaj kundërshtarit të Putinit – Navalny mund të dënohet me 30 vjet burg

Bota

Aktakuzë e re ndaj kundërshtarit të Putinit – Navalny mund të dënohet me 30 vjet burg

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:30
Alexei Navalny.

Gjykata e qytetit të Moskës do të mbajë një seancë paraprake më 31 maj në një çështje të re penale kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

Ai po akuzohet se është përfshirë në nxitje ndaj ekstremizmit, sipas dokumenteve zyrtare të publikuara në internet, raporton skynews.

Navalny, i cili u bë i njohur duke përbuzur elitën e presidentit rus, Vladimir Putin dhe duke pretenduar për korrupsion të madh, tha në muajin prill se kundër tij ishte hapur një rast “absurd” terrorizmi që mund ta dënonte atë me 30 vjet të tjera burg.

Udhëheqësi i opozitës po vuan tashmë dënime të kombinuara prej 11 vjet e gjysmë për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës në një burg të sigurisë maksimale, me akuza që ai thotë se ishin të sajuara për t’i mbyllur gojën.

Fondi i tij kryesor Kundër Korrupsionit janë ndaluar në Rusi duke u cilësuar si “ekstremiste”.

Akuzat kundër Navalny lidhen me gjashtë nene të ndryshëm të kodit penal rus, duke përfshirë ato për “rehabilitimin e nazizmit”, “organizimin e një komuniteti ekstremist”, “bërjen e thirrjeve publike për të kryer veprimtari ekstremiste” dhe nxitjen e qytetarëve për të shkelur ligjin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat