“Po shkatërrojnë Rusinë”, kreu i Wagner sulmon Kremlinin: Kanë nxitur mosmarrëveshje në fushëbetejë

Bota

“Po shkatërrojnë Rusinë”, kreu i Wagner sulmon Kremlinin: Kanë nxitur mosmarrëveshje në fushëbetejë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 17:44
Yevgeny Prigozhin

Kreu i ushtrisë mercenare ruse “Wagner”, Yevgeny Prigozhin tha të shtunën se fraksionet e Kremlinit po shkatërronin shtetin duke u përpjekur të nxisin mosmarrëveshje midis tij dhe luftëtarëve çeçenë .

Prigozhin tha se një mosmarrëveshje midis tij dhe forcave çeçene, të cilët po luftojnë gjithashtu përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë , ishte zgjidhur.

Megjithatë shefi i Wagner fajësoi mosmarrëveshjen te disa fraksione të paidentifikuara të Kremlinit.

Sipas tij plani i tyre kishte dalë “aq jashtë kontrollit” sa Putin ishte detyruar t’i qortonte në një mbledhje të këshillit të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat