Mbi 60 mijë gra mbrojnë Ukrainën

Bota

Mbi 60 mijë gra mbrojnë Ukrainën

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Ukraina po vazhdon të përballet me forcat pushtuese ruse që prej vitit të kaluar.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar disa të dhëna interesant rreth pjesëmarrjes së gjinisë femërore në luftë.

Raportohet se më shumë se gjashtëdhjetë mijë gra po mbrojnë shtetin ukrainas.

Qeveria gjithashtu njofton se më shumë se 42 mijë prej tyre janë në shërbimin ushtarak.

Kujtojmë se në mbrojtje të ukrainasve është edhe një njësi ushtarake e përbërë prej vullnetarëve të huaj.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat