A ishte Putini super spiun sovjetik apo porositës i KGB-së?

Bota

A ishte Putini super spiun sovjetik apo porositës i KGB-së?

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:45
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, me siguri asnjëherë nuk ka qenë spiun elitar sovjetik, për çka bota është shtyrë të besojë, zbulon hulumtimi i gazetës gjermane Der Spiegel, përcjell Insajderi rus.

Storjet për të bëmat e Putinit, si oficer i zbulimit, gjatë viteve 1980, janë të ndryshme, dhe kjo periudhë deri diku është e mbuluar me një perde misteri, sepse ai vet asnjëherë nuk e ka komentuar atë periudhë.

Por, shumë storje e kanë paraqitur atë si figurë heroike, që pos tjerash ka mbrojtur zyrat e KGB-së nga grabitqarët, dhe ka kryer misione të fshehta, siç ishte takimi me anëtarët e fraksionit të Armatës së Kuqe, grupit terrorist që ka bërë kërdi në Gjermaninë Perëndimore, dhe ka kryer një sërë kidnapimesh dhe vrasjesh.

Por, sipas raportit të Der Spiegel, shumica e punëve të Putinit, ishte e kufizuar në punë “banale” administrative, përcjell Insajderi.

Sipas një ish kolegu të Putinit, në yzrën e KGB-së në Dresden, puna e presidentit aktual rus, “konsistonte kryesisht në shqyrtimin e pafund të aplikacioneve për vizitat e anëtarëve gjermanoperëndimorë të familjeve, ose kërkimin e informatorëve të mundshëm, në mesin e studentëve të huaj në Universitetin e Dresdenit”

Në raport ceket se Putini rrallë përmendet në evidencën e Stasi-t, emri i policisë sekrete të Gjermanisë Lindore.

Edhe aty ku përmendet, vetëm lidhur me gjërat sikurse është ditëlindja ose detyrat administrative, askund nuk ofrohen dëshmi që do t’i mbështesnin tregimet e mëhershme.

Horst Jehmlich, ish oficer i Stasi-t, që poashtu ka punuar në Dresden, ka thënë për Der Spiegel, se Putini nuk është asgjë më shumë se sa një “ndihmës; kurir”.

Putini ka punuar pë KGB, Shërbimin Informativ të Bashkimit Sovjetik, për gati dy decenje. Është shpërngulur në Dresden, në Gjermaninë Lindore, më 1985.

Vetëm katër vite më vonë ka rënë muri i Berlinit, duke shënuar kështu fillimin e fundit të luftës së ftohtë dhe hapin e madh drejt bashkimit të dy Gjermanive, më 1990.

Zyrtarisht është tërhequr nga shërbimi aktiv i KGB-së, në gradën e nënkolonelit.

Por, Oleg Kalugin, ish oficer i lartë i KGB-së, por edhe kritikues i ashpër i Putinit, në një intervistë në RSE, më 2015, ka thënë se, lideri i ardhshëm i Rusisë ka gënjyer dhe se është thjeshtë “vetëm major”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat